Josa: Nuk fitohet gjithçka me zor dhe dëshirën që të mund kesh

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tërësisht i dorëzuar ndaj fatit të një ekipi mediokër, është shfaqur trajneri i Tiranës, Mirel Josa në përfundim të ndeshjes së barazuar pa gola ndaj Teutës. Në fjalën e tij, Josa i bëri apel edhe një herë skuadrës së tij për më shumë qetësi, duke deklaruar se nuk fitohet gjithçka me insistim dhe vetëm me dëshirën e madhe për të fituar. Apeli i trajnerit Josa shkoi edhe për mesfushorin Taku dhe futbollistët e tjerë me eksperiencë, nga të cilët në këto momente pritshmëritë e bardhebluve janë të larta.

“Duhet të themi që nuk fitohet gjithçka me zor ose vetëm me dëshirën që mund të kesh. Sot përgjithësisht skuadra tregoi një tjetër dëshirë për të luajtur futboll, por duhet patur parasysh kundërshtari me lojën që bëri, sidomos në pjesën e dytë kur na vendosi disa herë në vështirësi.

Skuadra jonë u mundua, vrapoi mirë, por nuk ishte shumë e qartë në lojën nga krahët, por këtu ka të bëjë edhe mungesa e eksperiencës apo dhe presioni për mungesën e rezultateve. Tirana në këto momente kërkon më shumë cilësi.

Nuk ishim në nivelin që ne kërkonim. Nuk zgjidhet çdo gjë me forcë, por me logjikë.

Kishte momente kur ne duhej të tregonim më shumë qetësi, qoftë edhe në mbrojtje, nga ku mund të merrnim topin dhe të nisnim aksionin. Në ndeshjen e sotme jam më i kënaqur se në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Nga Taku presim shumë, por edhe ai ka patur problemet e tij. Gjithsesi sot ishte më mirë se ndaj Vllaznisë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.