Josa nuk frikësohet nga Beshiktashi: Do bëjmë paraqitje dinjitoze

0
SHPËRNDAJE

mireliPër Skënderbeun, ndeshja e nesërme me Beshiktashin për grupet e Europa League do të jetë një tjetër takim me historinë, pas “play-off”-it të Champions. Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri Mirel Josa, i cili para sfidës ka dhënë një deklaratë për mediat. “Për ne është një eksperience e re dhe është eksperiencë e parë në grupet e Europa League.Ndeshja e neserme do jetë një ndeshje grupi. Kemi përballë skuadra shumë të mira”. Në lidhje me aktivizimin apo jo të Salihit, Josa ka shpjeguar: “Për ne Hamdi Salihi është lojtar shumë i rëndesishëm. Ai është rikuperuar, por do të shohim si do shkojë deri para ndeshjes”.

Duke bërë një diferencim mes D.Zagrebit të Champions dhe Beshiktashit të Europa League, tekniku i korçarëve ka thënë: “Skuadra vjen më e lirshme sesa në ndeshjen me Dinamon e Zagrebit. Po luajmë me Beshiktashin që ka buxhet më të mirë se sa ne, por lojtarët e mi kanë aq eksperiencë sa të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Une nuk bëj krahasime mes Beshiktashit dhe Dinamon se Zagrebit. Duhet të dini shumë mirë qe Beshiktashi është skuadër që të godet me cilesitë që zotëron. Ne jemi shumë të kënaqur që luajmë në “Elbasan Arena”, por do të ishim shumë më të kenaqur të luanim këtë ndeshje historike në Korçë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.