Josa: Nuk luajtëm mirë. Haxhiu: I kënaqur me barazimin

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranes, Mirel Josa për barazimin me Korabin u shpreh se:

mirel-josa“Luajtëm shumë larg portës së kundërshtarit. Realizuam të parët, por Korabi falë zotësisë së Plakut arriti të barazoje. U treguam te vakët para portës së kundërshtarit. Skuadra duhet të bëjë më shumë vertikalizime që të arrijë te goli. Titulli? Nuk mund te flas per kampionat me një lojë të tillë dhe me barazime.

 

Gerd Haxhiu i kënaqur për barazimin me Tiranën: 

gerdi-haxhiuNdoshta është më e drejtë që ta presim kundërshtarin. E thashë edhe javën e kaluar se do të ndryshojmë dicka në vendosje. E pësuam që në fillim, por fatmirësisht reaguam dhe barazuam. Më vjen mirë që në 5 minutat shtesë skuadra nuk e vuajti presionin. Fatmirësisht për ne Merveil që u fut në fushë në pjesën e dytë nuk ishte në formën e duhur.   

 plaku

Plaku deklaroi se është i lumtur që morën një pikë përballë Tiranës.

“Është hera e dytë që marr cmimin e lojtarit më të mirë. Më vjen mirë që goli im i dha pikë skuadrës. Rikthehem te Skënderbeut? Nuk e di, kemi lënë një klauzolë që mund të rikthehem në janar, por të shofim sesi do të jetë gjendja e ekipit.” /Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.