Josa: Partizani? Mendoj vetëm për Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE

24 orë përpara sfidës me Flamurtarin për javës e 27-të të Kategorisë superiore, trajneri bardhekuq Mirel Josa ka folur në mediat lokale dhe kombëtare për sfidën e radhës në kampionat.

Josa e ka konsideruar mjaft të rëndëshime fitoren me Flamurtarin për të ruajtur diferencën me ndjekësit e Partizanit, ndërkohë që pyetjes nesë i intereson rezultati i Partizanit në Durrës ju përgjigj se nuk i interesojnë rivalët, por vetëm ecuria e ekipit të tij.

Skenderbeu¿s coach Mirel Josa gestures during the Europa League group H soccer match between Sporting CP and Skenderbeu at the Alvalade stadium in Lisbon, Thursday, Oct. 22, 2015. (AP Photo/Armando Franca) Portugal Soccer Europe League
Skenderbeu¿s coach Mirel Josa gestures during the Europa League group H soccer match between Sporting CP and Skenderbeu at the Alvalade stadium in Lisbon, Thursday, Oct. 22, 2015. (AP Photo/Armando Franca) Portugal Soccer Europe League

FLAMURTARI – Ndeshje e vështirë pasi dhe Flamurtari lufton për objektiva, por ne do të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Kemi objektiva të kundërta, Flamurtari për mbijetesë ndërsa ne për titull dhe për të ruajtur diferencën me ndjekësit më të afërt. Do hyjmë në fushë vetëm për fitore dhe për të mos ndërlikuar punën tonë.

PARTIZANI – Nuk më intereson ecuria e Partizanit, shikoj ekipin tim dhe ndeshjen e radhës.Nuk kam pse merrem me punët e kundërshtarëve. Partizani më interesoi deri të hënën dhe do me interesojë sërish kur të luajmë fazën e katërt.

PRESIONI – Të gjitha skuadrat që luftojnë për objektiva kanë presion. Vazhdojmë punën tonë dhe më intereson ta kem skuadrën sa me të qetë për të vijuar punën pozitive. Jam i kënaqur që ruajtëm diferencën prej 4 pikësh, por mbi të gjitha jam i kënaqur me performancën e ekipit tim.

 

Burimi: kfskenderbeu.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.