Josa prezantohet me këmbë në tokë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Presidenti i Tiranes Refik Halili ka prezantuar sot ne ambientet e klubit trajnerin Mirel Josa. Presidenti i ka dhene gjithashtu pergjigje te gjitha pyetjeve qe gazetaret kane patur. Gjithashtu edhe trajneri Josa ka folur ne diten e tij te pare te punes si trajner i Tiranes.
Presidenti Refik Halili

josa“Profesor Ilir Daja ka punuar shume mire te Tirana dhe madje ka bere shume sakrifica. Une kam qendruar prane tij per çdo dite dhe çdo vendim qe merret ne klub eshte pergjegjesia ime. Nuk i kam nderhyre kurre ndonje trajneri te Tiranes ne lidhje me lojtaret qe duhet te aktivizoje. Nese do ta beja nje gje te tille do t’i thosha te fuste ne loje djalin tim. Por, nuk e kam bere dhe i kam thene djalit tim se, sa te jete futbollist do te jete njesoj me lojtaret e tjere, i barabarte me ta. Rezultatet me kane detyruar qe te merrja vendimin per te larguar Ilir Dajen nga posti i trajnerit te Tiranes. Ate qe kam thene pas ndeshjes kunder Skenderbeut nuk e mohoj. Eshte e vertete se skuadra zhvilloi nje ndeshje shume te mire ndaj korçareve me Dajen ne stol, sepse erdhi edhe rezultati pozitiv. Po e them se sakrifikova nje specialist futbolli dhe nje mik te mire, per te arritur nje te mire me te madhe te gjithe se bashku”, deklaroi presidenti Halili ne lidhje me shkarkimin e trajnerit Daja.
Objektivi yne eshte Europa dhe jam i bindur se me grupin qe kemi dhe me skuadrat qe rivalizojne ne kampionat, ne do t’ia arrijme me sukses te permbushim kete qellim. Me pas do te shohim edhe per objektivin tone madhor, titullin kampion, i cili nuk eshte vetem ne doren time, por edhe te lojtareve, trajnerit, stafit te tij e me radhe.

Profesor Mirel Josa eshte nje figure qe e njeh mire klubin e Tiranes, duke qene se ka qene lojtar dhe trajner ne kete skuader. Afrimi i Joses ne ekip eshte nje rikthim i tij ne shtepi. Objektivi? Sigurisht qe synimi minimal i tij dhe i skuadres eshte arritja ne Kupat e Europes. Me pas mbetet te shihet se si do te vijojme ne kampionat per te shpallur ndoshta objektiva tjere. Por, per momentin, Europa eshte synimi yne paresor.

Per sezonin 2015-2016 ne beme gati nje stadium model, cili deri dje nuk kishte asgje te sakte, madje as nje tualet. A ishte e qellimshme nisja e punimeve ne stadium para ndeshjes Partizan-Skenderbeut? Jo! Gjej dhe rastin qe ta sqaroj kete teme, sepse ka pasur edhe ide te tilla, te gabuara, qe ne i nisem punimet ne fushen e stadiumit per te luajtur vete diku tjeter dhe per te mos ia lejuar stadiumin Partizanit. Fati i keq i Partizanit ishte qe stadiumi ‘Qemal Stafa’ u prish. Nje here ne vit, fusha e stadiumit duhet te rigjenerohet dhe nje proces i tille keshillohet nga specialistet qe te behet ne muajin shtator pse tetor. Ne “Selman Stermasi” jane luajtur 17 ndeshje se fundmi dhe fusha kishte nevoje per t’u rigjeneruar

Auditi i kerkuar nga ana e bashkise tashme eshte dorezuar nga ana jone. Gjithe dokumentacioni i dorezuar ka qene i plote dhe i perpiluar sipas kerkesave qe ka pasur aksionari yne dhe tashme presim qe bashkia te kryeje edhe detyrimet qe ka ndaj klubit te Tiranes”.

Trajneri Mirel Josa:joda

“E marr drejtimin e skuadres se Tiranes per heren e trete. Rastesia eshte se ne te tria rastet, kete ekip e drejtoj ne mesin e sezonit dhe jo ne fillim te kampionatit.
Sigurisht qe te jesh trajner i Tiranes eshte nje pergjegjesi e larte. E them kete duke u nisur nga kerkesat qe ka ky klub. I njoh veshtiresite e kesaj detyre dhe nuk eshte e njejta gje si te drejtosh Skenderbeun.
Premtime? Nuk bej premtime, sepse ato i merr era. Nuk duhet te permendim fjalën titull, sepse mund te na demtoje.
Ajo çka kerkoj nga ekipi eshte te kete harmoni brenda grupit.
Skuadra eshte e kompletuar dhe ka luajtur mire, duke pasur edhe rezultate. Nje gje te tille e kam deklaruar edhe ne intervistat e fundit qe kam dhene ne lidhje me Tiranen. Lojtaret? I njoh ne pergjithesi, por skuadren do ta shoh nga afer ne momentin qe do te nis stervitjen”.

/Tirana Facebook

S'KA KOMENTE

Comments are closed.