Josa: Probleme normale, paskemi lindur për të vuajtur

0
SHPËRNDAJE

mirel-josaTrajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas 63 minutash lojë me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, e ka cilësuar një situatë shumë të çuditshme atë të sotmen në derbin kundër Partizanit.

“Ndërprerja? Nuk më takon mua të flas për këto gjëra, janë probleme normale. Thjesht duhet të merren masa për zhvillimin e ndeshjes qoftë edhe me gjeneratorë. Është problem që edhe mund të ndodhë, kemi vepruar kështu me Kupat e Europës”.

“Ecuria e derbit? Nuk mund të them çfarë do të ndodhë, varet nga rrjedha që loja kishte marrë në ato momente. Ne kishim disa raste të pastra, Partizani ngulmoi 20 minutat e fundit të pjesës së parë. Është një derbi ku nuk mund të parashikosh shumë gjëra sepse edhe futbollistët në momente të caktuara, sidomos lojtarët e mi në pjesën e dytë, mund dilnin shumë më shpejt para. Ishin të kujdesshëm, u rrezikuam vetëm në faulle. Partizani na rrezikoi në disa momente të tilla. Kjo është një ndneshje që duhet të luhet me kujdes”.

“Si do luajë Tirana nesër? Unë nuk mund të bëj krahasime, ne në pjesën e dytë e rifilluam më mirë lojën, ishim më ngulmues, pavarësisht se Partizani pati më shumë qarkullim topi. Mund të ishim më të kujdesshëm, nëse vazhdimësia do të ishte ndryshe, mund të bënim ndonjë ndryshim në rreshtim që mund të bëhet edhe nesër”.

“Aktivizimi i mesfushorit Muzaka? Nga fillimi apo më vonë, nuk e kam vendosur akoma. Nuk isha në dilemë që do të luante në minutat e mbetura, por problemi është kush do të zëvendësohej që të mos humbnim ekuilibrat në mesin e fushës”.

“Ndeshja 27-minutëshe? Shumë çudi më duket, është hera e parë që do ta provoj. Megjithatë, akoma nuk kam vendosur si të filloj me formacionin, të shohim çfarë problemesh kemi, sapo të shkojmë në hotel. Ne paskemi lindur për të vuajtur, sepse është ndeshje me shumë emocione, por nuk mund të them se emocionet e sotme ishin të ndryshme nga ndeshjet e mëparshme në këto javë me Tiranën”.

“Malli i derbit? Këtë ndeshje e kam pritur njëlloj si ndeshjet me Skënderbeun, që kemi fituar kampionatin. Normalisht çdo ndeshje ka emocionet e veta. Sot tifozëria jonë dhe e Partizanit ishte e bukur dhe gjynah që u prish në këtë mënyrë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.