Josa refuzon Luftëtarin. Pritet një trajner shkodran

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Pritja për kthimin e Milinkoviçit mori fund para pak ditësh dhe drejtuesit e Luftëtarit menjëherë nisën të lëviznin për pasuesin e tij. I bënë ofertë Armando Cungut, por ky i fundit është nën kontratë me Vllazninë edhe për një sezon.

Mirel Josa u konsiderua si kandidati kryesor më pas, por edhe me kryeqytetasin nuk u arrit një marrëveshje. Trajneri Josa pohoi për “VIP sport” se nuk kishte pranuar për arsye personale, por duket se ai nuk është bindur nga projekti i gjirokastritëve, të cilët kanë humbur shumë lojtarë nga grupi i vjetshëm.

Takimi i fundit i presidentit Grigor Tavo ka qenë me shkodranin Elvis Plori, i cili duket më pranë stolit të Luftëtarit. Dihet se mes shkodranëve dhe gjirokastritëve ka një miqësi të hershme dhe ajo bën punë edhe në këto raste. Plori pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Luftëtarit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU