Josa: Se mendoja një fitore me këto shifra

0
SHPËRNDAJE

Lojtaret e ekipit te Skenderbeut  dhe trajneri Mirel Josa, duke festuar fitoren e Superkupes se Shqiperise, ne perfundim te ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, e vlefshme per Superkupen e Shqiperise, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane./r/n/r/nSoccer match, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, valid for Super Cup of Albania, played in the stadium "Qemal Stafa", in the town of Tirana.
Lojtaret e ekipit te Skenderbeut dhe trajneri Mirel Josa, duke festuar fitoren e Superkupes se Shqiperise, ne perfundim te ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, e vlefshme per Superkupen e Shqiperise, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane./r/n/r/nSoccer match, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, valid for Super Cup of Albania, played in the stadium “Qemal Stafa”, in the town of Tirana.

Trajneri Mirel Josa është shfaqur optimist në SuperSport pas ndeshjes. Por gjithnjë trajneri i kampionëve ka dicka për të shtuar dhe korigjuar. “Goli i shpejtë ndikoj tek ne, ishte gabim i kundërshtarit dhe Olainka e ndoqi aksionin mirë. Pjesën e parë edhe mund të kishim pësuar, u goditëm kur kishim topin në zotërim. Duhet ta kishim shfrytëzuar më mirë shpejtësinë e Berishës ndaj Shoshit. Se kisha menduar këtë rezultat, pasi Bylisin e kisha parë ndryshe ndaj Tiranës dhe Lacit. Zëvëndësimet tona ishin të detyruara, ndaj s’duhet të kishim edhe ndryshim taktik në skuadër. Më kënaqi pritja e Shehit në pjesën e parë. Ishte rast që ne ia krijuam vetë vetes. Pepa ishte i favorizuar, por Shehi reagoi. Nëse do të barazoheshim në ato moment ndeshja do të merrte ngjyra të tjera. Më kënaqin edhe katër golat e shënuar, sepse skuadra luajti më shumë qetësi, sidomos pas golit të dytë. Skuadra ka vetkënaqësi. Jam dakord me cfarë thuhet për këtë aspekt. Edhe në momentin e golit të Bylisit ia dorëzuar topin kundërtashit. Është dicka që mund të godasi në momente më të vështira se ky i sotmi. Është dicka që do t’ja ve në dukje skuadrës. Ndeshjet sa vin e veshtirësohen, duhet të harrojmë ndeshjet që kaluan. Kemi program të ngjeshur me udhëtimet dhe Europa Leaguen. Kemi ndeshje të vështirë, sepse Lokomotiva e Moskës është një skuadër tepër fizike. Do të bëjmë llogaritë për Lacin, është një skuadër që na ka hap probleme si një vit më parë edhe në finalen e Superkupës. Duhet t’i vlerësojmë maksimalisht. S’ka mundësi që një skuadër të mos bëjë asnjë hap fals, por e rëndësisshme është që të rekuperojmë sa më shpejtë hapin fals. Salihi dhe Olainka do të luajnë të dy në sulm, por janë të ndryshëm në stilin e tyre. Por nëse janë në gjendje të mirë do të luajnë të dy bashkë. Kam edhe sulmues të tjerë sic Hristov, Abilaliaj, por edhe Latifi mundet të luaj në sulm.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.