Josa: Skuadra bëri një lojë të kënaqshme, Tirana nuk mendoj se lëshoi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Tiranës Mirel Josa mohon në mënyrë të prerë zërat se bardheblutë e tij do të toleronin në ndeshjen ndaj Kukësit. Në një prononcim për SuperSport, trajneri kryeqytetas tha se takimi i sotëm në stadiumin “Zeqir Ymeri” ishte një parapërgatitje për derbin e javës së ardhshme me Partizanin.

“Ka diskutime që mund të bëhen nga pikëpamja teknike, pasi në pjesën e parë skuadra bëri përgjithësisht një lojë të kënaqshme. Normale që kishim probleme sa i përket pasit të fundit dhe konkludimit, por në përgjithësi jam i kënaqur nga pjesa e parë. Ndërkohë që e dyta pati një mosvendosmëri të mirë në dyluftime sidomos në mesfushë. Me ndryshimet që bëmë patëm probleme, sepse dy gola të Kukësit erdhën si pasojë e humbjes së topit shumë thjesht në mesfushë nga ana jonë dhe goditjeve qoftë të sulmuesit Pejiç qoftë të mesfushorit Carioca”.

“Duhej të ishim më të mbledhur, të mos dilnim shumë me qarkullimin e topit nga mbrojtja jonë, sidomos pas rezultatit 2-1. Kukësi na vodhi topin në zonat e mbrojtjes sonë, na gjeti të papërgatitur dhe na goditi. Në këto rast duhet të jemi më të përqendruar dhe më të mbledhur”.

“Për mendimin tim, ndeshja e sotme nuk vlen aspak për derbin ndaj Partizanit. Ne në përgjithësi e kemi parë ndeshjen e sotme si përgatitje për derbin ndaj Partizanit, por disa gjëra që unë doja të shikoja nuk vlejtën. Edhe Hoxhallari la fushën me probleme, të shohim në çfarë gjendje do të jetë. Përveç këtyre, edhe problemet e bartura nga e kaluara na japin shumë pasiguri para derbit me Partizanin. Sot nuk pashë ndonjë agresivitet të madh”.

“Tirana duhet të shohë ndeshjen e radhës, pastaj të flasim për mbijetesë. Unë këtë pasiguri e kam pasur edhe më përpara. Pasi nuk mundëm të fitonim me Teutën dhe Laçin, situata u kompromentua shumë”.

“Jo, nuk mendoj se lëshoi. Këto janë zëra të parapërgatitur për situatën që është krijuar që me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Këto gjëra duhet t’i lëmë mënjanë, sepse kemi për të përgatitur një ndeshje tjetër shumë të rëndësishme”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.