Josa studion Dinamon e Zagrebit

0
SHPËRNDAJE

Rivalët e Skënderbeut në Champions League, Dinamo Zagreb, do të luajë ditën e shtunë një ndeshje mjaft delikate me ekipin e RNK Split ku aktivizohet edhe mbrojtësi Armir Rrahmani. Ekipi i mbrojtësit shqiptar ndodhet aktualisht në krye të klasifikimit dhe si ndjekës ka pikërisht ekipin e Dinamos së Zagrebit, që e ka nisur keq këtë sezon në kampionatin kroat, dhe kjo gjë ndoshta edhe për shkak të impenjimeve në Europë.
image
I pranishëm në këtë sfidë do të jetë edhe trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, i cili do të përballet me kampionët e Kroacisë pikërisht pas pak ditësh. Trajneri i korçarëve do t’a shohë ndeshjen për të studiuar pikat e dobëta, por edhe pikat e forta të kundërshtarëve të tij. Kujtojmë që Dinamo e Zagrebit është një ekip që ka shkuar deri në grupet e Champions League, kanë një avantazh të madh përballë kampionëve shqiptarë që është eksperienca.
image
Të njëjtën gjë që do të bëjë Josa, e bënë edhe anëtarët e stafit teknik të ekipit kroat. Në ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë ata dërguan dy persona, të cilët vëzhguan nga afër gjëndjen se Skënderbeut, i cili e humbi ndeshjen përballë Laçit vetëm falë goditjeve të 11-metërshave, por Josa do t’a vëzhgojë nga TV përballjen e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.