Josa: “Tani vjen më e vështira”

0
SHPËRNDAJE

mireljosa2Mirel Josa/ “Ishte një fitore shumë e bukur dhe tepër bindëse nga ana jonë. Flamurtari na ka krijuar jo pak probleme në ndeshjen e sotme, por megjithatë ekipi diti që të ruajë qetësinë dhe nuk e humbi gjakftohtësinë edhe pas golit të barazimit. Kjo ishte arma jonë në ndeshjen e sotme ndaj arritëm një fitore bindëse në pjesën e dytë duke dominuar. Kemi dy javë në dispozicion për të përmirësuar ende disa gjëra pasi na presin ndeshje të tjera akoma më të vështira. Ekipi ka ende gjëra që duhen rregulluar dhe duhet të jemi sa më të përqëndruar në këto javë vendimtare”, ishin fjalët e Josës për SuperSport pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.