Josa të tijve: Është koha të nxirrni një ndeshje, boll me luhatje

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Tirana ka nisur menjëherë përgatitjet për finalen e radhës, atë që do luajë me Teutën për kampionat. Kohë për të pushuar nuk ka dhe shanset për të gabuar tashmë janë “zero”. Çdo rezultat negativ do të shoqërohej me “tërmet”. Të gjithë e kanë të qartë, ndaj domosdoshmëria për fitore është më e madhe.

Një gjë të tilla ua ka bërë të qartë Mirel Josa të tijve. Pak para se të niste seanca e parë për ndeshjen me durrsakët, ai e ka mbledhur ekipin. Ka kërkuar kthesën dhe rritjen e ekipit. Problemi më i madh këto javë kanë qenë luhatjet, ndaj pret që me Teutën skuadra të bindë me lojë, si dhe të marrë pikët.

“Të harrojmë Kupën, pasi nuk kemi kohë. Në kompleks bëmë mirë, megjithatë vend për rregullime kemi ndjeshëm. Këtë e keni vetë të qartë. Tani duhet përqendrim maksimal te Teuta. U bë kohë pa fitore, ndaj duhet të mblidhni forcat dhe të nxirrni një ndeshje. Shmangini luhatjet! Oshilacionet na kanë dëmtuar deri më tani, ndaj pres që të rriteni në lojë kundër Teutës”, mësohet të ketë thënë ndër të tjerra trajneri.

Seanca e djeshme ishte e lehtë, ndërsa grupi u nda në dysh. Asion Daja duket se nuk rrezikon, ndërsa sot pritet që të stërvitet me grupin. Mesfushori mori një goditje ndaj Besëlidhjes dhe la fushën i dëmtuar. Dje ai e bëri pushim, por gjasat janë që të jetë gati për javën e 28-të të Superiores.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.