Josa: Tërbuni jo një fitore e vuajtur, në Europë s’jap dot premtime

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri Mirel Josa ka ndaluar duke analizuar takimin ndaj Tërbunit ku skuadra e tij fitoj me lehtësi me një dobiet të Piter Olainka. Skënderbeu ka adminsitruar me kujdes sfidë, lëvizjet e trajnerit Josa kanë qenë të kujdesshme. Ndërkohë që tashmë kampionët në fuqi e shikojnë veten ne vendin e parë në kuotën e 9-pikëve. “Nuk ishte një ndeshje e vuajtur, sepse nuk i dham shanse kundërshtarëve. Kishim pak probleme kur dilnim në sulm se kundërshtari rrinte prapa. Por me kalimin e kohës nuk patëm probleme në kundërsulmin e tyre. Unë duhet të jem sa më kërkues ndaj lojtarëve të mijë që mos gabojmë pasime dhe aksione.
image
Golat erdhën si pasojë e këmbënguljes sonë në krah, njëri ishte një këmbëngulje personale e Berishës, ndërkohë që goli i parë erdhi nga një aksion i bukur Progni-Ademir. Ka një farë viroze në këto moment jo vetëm në skuadër, prandaj edhe Latifi kërkoj zëvëndësim dhe Progni e bëri shumë mirë detyrën. S’këmi asnjë problem me Hristovin. Problem ynë është që skuadra të menaxhoj mirë ndeshjet dhe të jemi të freskët fizikisht në cdo ndeshje. Skemat e mia ndryshojnë sipas lojtarëve që hidhen në fushë, sepse Latifi p.sh është më mirë në fazën sulmuese, ndërkohë që Progni është më i mirë në mesfushë. Radas është një lojtar që se diskuton formacionin, por vetëm gjëndja e tij fizike mund të ndikoj.

Kemi edhe lojtarë të tjerë si Jashanica dhe Osmani. Ademir është lojtar shumë i mirë, por vjen pas një dëmtimi të gjatë, por më kënaq mënyrë se si ai luan futboll. Por me rikthimin e Vangjelit do të shohin si do marrin gjërat, sepse edhe ai ka një dëmtim në gju. Nuk është Berisha ai që do të na coj larg në Europë. Berisha ka edhe 10-të lojtarë të tjerë në fushë. Jam i kënaqur në lojën e tij. Skuadra jonë shkon përpara e gjitha si grup. E kam parasysh me cilën skuadër do të ndeshemi, por s’mund të bëjë premtime. Por premtoj që do të jemi të bashkuar në mënyrë që të bëjmë një performancë pozitive në “Elbasan Arena”.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.