Josa: “Titulli vendoset para përballjes direkte”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mirel Josa
Mirel Josa

Superiorja/ Pas dy humbjeve radhazi të pësuara ndaj Kukësit dhe Tërbunit, skuadra e Skënderbeut do të luajë në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranën një sfidë e cila për korcarët mund të vendosë shumë përsa i përket titullit. Askush nuk i vë në diskutim cilësitë e kampionëve në fuqi të Superiores, por ajo që po diskutohet shumë dhe pranohet nga trajneri Mirel Josa është ana psikologjike, që nuk ka qenë ndër më të mirat. Trajneri kryeqytetas shpjegon që përgatitjet gjatë javës janë përqendruar pikërisht në aspektin psikologjik:

Mirel Josa
Mirel Josa

Në situata të tilla është e rëndësishme të ruash qetësinë. Për këtë kemi folur shumë gjatë javës. Entuziami gjatë stërvitjes duhet të reflektohet në ndeshje. Unë nuk di që Tirana të ketë probleme. Kundërshtarët tanë kanë objektiva për të arritur, ndaj ndeshja do të jetë shumë e fortë. Unë nuk bëj llogaritë e ndeshjeve të Partizanit, di që Skënderbeu duhet t’i fitojë takimet e tij. Besoj se para cështja e titullit do të jetë sqaruar para përplasjes direkte.”

Ndaj Tiranës organika e Skënderbeut do të jetë e plotë, pasi nuk ka të pezulluar dhe të dëmtuar. Salihi dhe Lilaj, që kanë patur shqetësime të vogla fizike ditët e fundit, janë stërvitur rregullisht me grupin dhe do të jenë në dispozicion të Josës. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.