Jose Mourinho: Do qëndroj gjatë këtu si Fergusoni…

0
SHPËRNDAJE

Premier League / Jose Mourinho ndihet shumë mirë te Manchester United. Ai largimin për një kohë të afërt as që nuk e mendon.

Për më tepër që dëshiron që të bëjë atë që Alex Ferguson-i bëri te “Djajtë e kuq”.

 

Trajneri portugez mendon se ai e ka futur skuadrën në rrugën e duhur dhe e shikon veten në stol në 15 vitet e hardshme.

“Unë jam gati për këtë gjë. Unë jam gati për 15 vitet e ardhshme.Por më duhet ta pranoj që është shumë e vështirë, pasi mbi menaxherët ka presion të madh. Ne duhet të fitojmë. Por realiteti është që vetëm një mund të fitojë, e kjo nga viti në vit po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha trajneri 54 vjeçar.

Për Mourinho-n, puna e tij është më shumë sesa futbolli në fushë, si edhe rezulatet që ekipi i tij i merr në fundjavë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.