Jovanoviç ndahet me Kukësin: Me Gjicin kishim pikëpamje të ndryshme

0
SHPËRNDAJE

 

Jovanoviç për “Sport Ekspres”: Jam larguar nga Kukësi. Nuk kam hatërmbetje, pasi jam likuiduar. Nuk kishim mendime të njëjta me presidentin

Jurgen Zela

Barazimi me Vllazninë është konsideruar si humbje në kampin verilndor. Presidenti Safet Gjici ka mbetur shumë i pakënaqur nga loja e skuadrës që u gjend në disavantazh të dy golave shumë shpejt, ndërsa nuk kanë munguar as masat e para. I pari që është larguar ka qenë ndihmësi i trajnerit Mladen Milinkoviç, Marko Jovanoviç. Specialisti i analizave tekniko-taktike të skuadrës dhe ekipeve kundërshtare ka mbyllur marrëveshjen me klubin verilindor duke u larguar nga kampionët e Shqipërisë.

Mungesa e ish-pjesëtarit të stafit teknik u vu re, pasi nuk ishte i pranishëm në dy seancat e fundit stërvitore. Serbi nuk doli në stërvitje as ditën e hënë, e as ditën e marte me skuadrën verilindore duke shtuar zërat për një largim të mundshëm. Gazeta u përpjek që të merrte një përgjigje përmes burime zyrtare të klubit, por asnjë informacion dhe komunikatë nuk erdhi nga ana e kampionëve të Shqipërisë. Në kushte të tilla, “Sport Ekspres” kontaktoi direkt me Jovanoviçin dhe arriti të merrte prononcimin e tij. Ai pranoi largimin dhe shpjegoi edhe arsyet e këtij vendimi. Sipas tij, palët janë ndarë me mirëkuptim, por arsyeja e prishjes së bashkëpunimit me palëve kanë qenë idetë e kundërta mes tij dhe presidentit të Kukësit, Safet Gjici.

JOVANOVIÇ – Në fjalën e tij për “Sport Ekspres”, Marko Jovanoviç sqaron gjithçka.  “Po, është e vërtetë që jam larguar nga Kukësi. Dua të falënderoj të gjithë për kohën që kam kaluar në Shqipëri, dua të falënderoj edhe zotin Gjici, më ka likuiduar financiarisht dhe mbetemi miq. Nuk kam asnjë hatërmbetje, largohem i qetë, i kënaqur nga aventura te Kukësi dhe nuk kam asnjë ankesë ndaj zotit Gjici.

“Arsyet e largimit? Po largohem, thjesht sepse nuk ndaj me zotin Gjici të njëjtat pikëpamje për futbollin, nuk e shohim në mënyrë të njëjtë. Vetëm kaq, i uroj gjithë të mirat Kukësit”, – përfundon Jovanoviç.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.