Jubani rikthehet prej tifozëve

0
SHPËRNDAJE

jubaniMesfushori shkodran i Korabit, Jubani ishte larguar nga skuadra pas ndeshjes ndaj Teutës duke dorëzuar edhe bazën materiale, por duket se kërkesat e shumta të tifozëve në facebook e kanë bërë që të pendohet për vendimin e tij. Pas një takimi me drejtorin Mëziu dhe trajnerin Haxhiu, duket se lojtari do të rikthehet në stërvitje me dibranët. Të paktën kështu raporton e përditshmja “Sport Espres”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.