Julian Draxler refuzon Juventus, transferohet tek Wolfsburg

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Julian Draxler
Julian Draxler
Bundesliga/ Emri i Julian Draxler largohet përfundimisht nga Juventus. Mesfushori gjerman është tashmë një lojtar i Wolfsburg, por është vetëm firma ajo që i ndan palët nga njëra-tjetra. Draxler ka kaluar vizita mjekësore dhe pritet që orët në vijim të hedhë firmën mbi kontratë për t’u bashkuar me “Ujqërit”. Mbyllet kështu një nga transferimet më të përfolura pasi lojtari u kërkua me ngulm nga kampionët e Italisë, por në fund zgjodhi të shkojë tek Wolfsburg. Nënkampionët e Gjermanisë do të derdhin në arkat e Schalkes plot 36 mln euro plus bonuset, ndërsa për lojtarin është gati kontrata 5-vjeçare me një pagë prej 5 mln euro në sezon plus bonuset. Kështu pra lojtari i thotë “Jo” Juventusit dhe zgjodhi të qëndrojë në Bundesligë.

image
Gjithashtu Wolfsburg ka bërë edhe një afrim tjetër. Nga Bayern Munchen është blerë edhe mbrojtësi brazilian Dante, i cili prej kohësh kishte shfaqur pakënaqësi për mis aktivizimin e tij me rekordmenët gjermanë. Dante duket së është përforcimi i fundit i “Ujqërve”, që tashmë e kanë të mbyllur merkaton. Ky transferim pritej prej ditësh, por vetëm para pak minutash palët kanë gjetur akordin mes tyre për këtë levizje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.