Juliano – Milinkoviç/ Historia përsëritet

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në të njëjtën pozitë ata ndodheshin edhe para javës së pestë të Superiores, ndërkohë që tanimë situata është e njëjtë një muaj më pas.

Bëhet fjalë për të ardhmen e dy trajnerëve të Superiores, që janë edhe të vetmit të huaj që aktualisht drejtojnë në elitën e futbollit shqiptar, pasi dyshja Fernadez-Kurbelo e kanë mbyllur aventurën e tyre me Luftëtarin.

Mark Juliano dhe Mlladen Milinkoviç rrezikonin një muaj më parë, por Partizani me fitoren në Durrës dhe Kukësi në Lushnje bënë që asokohe të mos kishte ndryshime.

Tashmë sërish në transfertë. Kampionët përballen me Flamurtarin në Vlorë, ndeshje që luhet pa praninë e tifozëve. Barazimi me Vllazninë në shtëpi nuk është pritur mirë nga presidenti Gjici dhe në raste se Kukësi nuk fiton, atëherë Milinkoviç me gjasa e mbyll aventurën e tij te verilindorët.

Edhe Mark Juliano e ka “kokën në lak”. Drejtori Moxhi ka deklaruar se tashmë tekniku italian varet nga rezultatet. Me Kamzën nuk është e lehtë, por për të kuqtë fitorja shihet si i vetmi rezultat i pranueshëm. Nëse nuk ndodh, për “ish”-in e Juves gjërat do jenë komplikuar së tepërmi.

Juliano

S'KA KOMENTE

Comments are closed.