Juliano:Hoxha e nisë titullar , kapiten Batha

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Partizanit Mark Juliano ne konferenc për shtyp ne prag te ndeshjes me Kukesin

Iuliano: Dua të pohoj se mes të tjerash jam i kënaqur që e zgjidhëm në mënyrën e duhur çështjen e portierit Hoxha. Albani është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua , për skuadrën, për klubin dhe ndër të tjera është një prej lojtarëve më të mirë në Shqipëri. Falë inteligjencës , pjekurisë së tij dhe vullnetit të të gjithëve për të ecur përpara në një rrugë të vetme , kjo çështje është mbyllur pozitivisht. Alban ka bërë një zgjedhje dhe ne e kemi pranuar, pasi duam të mirën e lojtarëve , në klub ka një hirearki që duhet respektuar dhe tashmë shiriti i kapitenit do ti kaloj Bathës. Gjithashtu konfirmoj se Hoxha do ta nisë si titullar ndeshjen ndaj Kukësit.

Fejzullahi do të mungoj ndaj Kukësit , do të ketë ndryshime në repartin mbrojtës?

Iuliano: Sigurisht , na vjen keq pasi ndaj Kukësit nuk do të kemi shërbimet e Fejzullahit, aftesitë e të cilit njihen . Do të rikthehet shpejt në shërbim të ekipit. Kemi mjaft alternativa në ekip ndaj jam i qetë .

Si Partizani ashtu edhe Kukësi vijnë pas humbjeve në kampionat dhe Kupë. Si e shikoni këtë përballje?

Iuliano: Eshtë një ndeshje shumë e rëndësishme , ndoshta përballja më e ndjekur e kampionatit. Ne jemi gati dhe jemi përgatitur për ta kaluar me sukses këtë takim. Nuk e kemi nisur si duhet kampionatin . Në përballjen ndaj Laçit pësuam një humbje si rezultat i gabimeve tona, dhe tashmë duhet të korigjojmë këto gabime dhe të përmirësojmë lojën tonë. Drejtoj një skuadër dhe lojtarë që janë të vetëdijshëm për forcën dhe cilësitë që disponojnëdhe ky fakt më jep qetësi që ky grup lojtarësh kanë forcë dhe dëshirë për ti kaluar momente të tilla. Rezultati negativ ndaj Laçit nuk do të ndikoj aspak në përballjen me Kukësin. Që në ndeshjen e Kupës ndaj Naftëtarit lojtarët më dhanë sinjalet e duhura

Si është gjendja e Adorjan dhe a do të jetë i gatshëm për takimin e së hënës?

Iuliano: Mendoj që Adorjan do të jetë në fushë ndaj Kukësit. Gjendja e tij ka ardhur si rezultat i lodhjes se sa dëmtimi. Përgjatë këtyre ditëve stafi ka punuar me një program të veçantë .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU