“Junior” Magani: Aktivizimi im i përket trajnerit, kam fatin që trajner kam babanë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulmuesi i Teutës, Artur Magani, njëkohësisht edhe djali i trajnerit të durrsakëve, pas ndeshjes Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se aktivizimi i tij i përket trajnerit, ndërsa theksoi se ai ka fatin që trajner dhe nën drejtimin e tij ka pikërisht babanë e tij.

“Përsa i përket aktivizimit tim në fushën e lojës, është një çështje që i takon trajnerit Magani. Jo vetëm unë, por çdo lojtar e dëshiron që të luajë takimin si titullar ose të jetë pjesë e formacionit.

Kam fatin që babai im njëkohësisht edhe trajneri im, pra Gugash Magani ia kam lënë atij në dorë pasi edhe këtë vit nuk kam qenë titullar edhe unë nuk e komentoj këtë gjë.

Nuk e kam në karakter të bëj polemikë për formacionin as me trajnerët e tjerë nuk e kam bërë. Nëse unë aktivizohem, nuk do të thotë se do të largohem nga ekipi, kjo nuk ka për të ndodhur.

Mund edhe të kishte shkuar ndryshe ky takim, por ne nuk po gjejmë dot golin dhe shpresoj ta arrijmë pasi parashikoj një garë të egër deri në fund”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Teutës, Artur Magani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.