Jupi: “Dhamë maksimumin. I pranoj ankesat e Vllaznisë, por…”

0
SHPËRNDAJE

Redi Jupi/ “Nuk mendoj se morëm maksimumin, por e dhamë atë. Djemtë u impenjuan, por nuk arritën të shprehnim atë që donim. Kjo edhe për shkak të kundërshtarit, por edhe të një mbingarkese që lojtarët morën. Përsa i përket Grezdës nuk mund të qahem për mungesën e tij pasi nuk e kam të gatshëm. Zëvëndësimet i bëra herët, por Laçin e ndërrova pasi kishte një problem në tendinën e gjurit. Strakosha na shpëtoi disa raste pasi ndeshja mund të ishte humbur. Lojtarët tregohen individualistë pasi në momente të caktuara i’a kërkojmë edhe ne, por nuk mbështeten nga skuadra dhe kjo jo për faj të tyre.”

Redi Jupi dhe Jona Dervishi në konferencë për mediat
Redi Jupi dhe Jona Dervishi në konferencë për mediat

“Duhet të jemi të kujdesshëm me pritshmëritë e skuadrës pasi luajmë ndaj skuadrave shumë më lartë se ne, ndaj vendin e dytë e shoh shumë të vështirë. Ndaj Hungarisë do të kemi pak ndryshime pasi duhet që lojtarëve t’u gjejmë vendin. Un si trajner mendoj gjatë gjithë kohës për këtë gjë. Ne tentuam të bëjmë lojë ofensive, por nuk na funksionoi mirë pasi Manaj u shkëput para. Përsa i përket Vllaznisë, kërkesat e tyre janë legjitime. Unë i pranoj ato dhe i mirëpres fjalët e tyre, por jam unë që i marr vendimet. Më pelqen që lojtarët kanë si synim të afrohen tek Kombëtaret e moshave, dhe kjo na kënaq. Un ai trajner nuk snoboj asnjë dhe i mirëpres të gjithë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.