Jupi: Jemi në momentin e duhur

0
SHPËRNDAJE

Jupi

Normalisht i lumtur nga fitorja, trajneri Redi Jupi në përfundin të sfidës ka shprehur kënaqësin e tij dhe besimin tek grupi që drejton, i cili sipas tij nëse ka kohën e duhur në dispozicion dhe lihet i qetë në punën e tij ka ende për të treguar.

Ky grup vlen dhe mund të tregojë gjëra të shumta, por i duhet lënë koha e duhur për të punuar dhe treguar vlerat e vërteta. Mendoj se ky është momenti i duhur për ne. Disa nga lojtarët janë pjesë e kombëtares, por problem është se skuadra jonë kombëtare ka lojtarë shumë cilësorë. Shpresoj që aktivizimi i tyre të vij në momentin e duhur,”- është shprehur Redi Jupi në kamerat e Televizionit Shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.