Jurgen Gjasula në rolin e liderit tek Greuther Furth (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Jurgen Gjasula nuk di të ndalet në Budesliga 2 me ekipin e tij Greuther Furth. Mesfushori shqiptar ka qënë sërisht protagonisti kryesor në ndeshjen e fituar ndaj Paderborn me rezultatin 3-0. Gjasula ka asistuar golin e dytë për Greuther Furth, por nuk u mjaftua me kaq pasi shënoi edhe golinne tretë në minutën e 79′ për të vulosur rezultatin e këtij takimi. Me këtë fitore Greuther Furth afrohet akoma më shumë me kreun e renditjes. Jurgen Gjasula në këtë sezon ka treguar se është në një formë të shkëlqyer duke qënë lojtari më i mirë për skuadrën gjermane. Me golin e shenuar sot ai ka arritur shifrën e 4 golave në këto tetë javë kampionat, duke qënë lideri i Greuther Furth duke qënë lideri i ekipit. Me plot gojën tashmë mesfushori e meriton një ftesë nga Gianni De Biasi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.