Jurgen Klopp drejt Premier League

0
SHPËRNDAJE

Brenda  Rodgers
Brenda Rodgers
Premier League/ Duket se aventurës së trajnerit Brendan Rodgers në krye të pankinës së Liverpool po i vjen fundi. Pas 3 sezonesh pa asnjë trofe, dhe me 240 mln euro të shpenzuara, trajneri irlandez ka dështuar të ndërtojë një ekip kompetitiv dhe pretendent ashtu siç i ka hije të kuqve. Mos pjesëmarrja në Champions League, por edhe fakti që këtë sezon “The Reds” e kanë nisur si mos më keq, duke qënë një ekip pa identitet që nuk dominon edhe ndaj kundërshtarëve të dobët.
Jurgen Klopp
Jurgen Klopp

Kjo gjë ka sjellë pakënaqësitë e tifozërisë por edhe të pronarit John W Henry. Duket se orët e Rodgers në krye të Liverpool po shkojnë drejt fundit, dhe një emër i madh pritet t’a zëvëndësojë atë. Bëhet fjalë për trajnerin gjerman Jurgen Klopp, i cili pas largimit nga Dortmund është pa ekip. Ai cilësohet jo vetëm nga mediat por edhe nga tifozët si trajneri që mund të rikthejë Liverpool në vendin që i takon. Ende nuk ka asgjë zyrtare apo konkrete të ndonjë tratative, por emri i Klopp është lidhur fort me gjigandët anglezë në këto momente.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.