Juve dhe Napoli në garë për yllin e Milanit

0
SHPËRNDAJE
loading...

Seria A / Napoli dhe Juventusi janë duke luftuar për shërbimet e mbrojtësit të Milanit, Mattia De Sciglio.

Mbrojtësi italian ka bërë me dije se në këtë verë do të largohet nga “San Siro”, pasi dëshiron të fitoj trofe, andaj napolitanët dhe “Zonja e Vjetër” janë hedhur në sulm për të.

Napoli i ka ofruara Mattia De Sciglio një pagë prej 2.5 milionë eurove në sezon dhe një kontratë katër vjeçare, por që mbrojtësi e do transferimin tek Juventusi, transmeton ORAinfo nga Tuttosport.

Mbrojtësi italian i frymëzuar nga sukseset e njëpasnjëshme të “Zonjë së Vjetër” në Serie A dhe në garat evropiane, e do kalimin në Torino dhe të fitoj më shumë trofe.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU