Juve – Draxler, Paratici blitz në Berlin

0
SHPËRNDAJE

Julian-Draxler-3023635

Juventusi po vlerëson disa pista për numrin 10 të ardhshëm që dëshiron Allegri. Ndërkohë që Mario Gotze mohon tratativat me klubin bardhezi, drejtori sportive i Juventusit Paratici është nisur drejt Berlinit për të biseduar me agjentin e Julian Draxler. Pasi të kuptohet dëshira e lojtarit, do të jetë Marotta ai që do të bisedojë me Schalken. 21 vjeçari gjerman ka qënë nën shënjestrën e Paraticit që nga kohët kur luante te U19 gjermane. Ky udhëtim do ti shërbejë drejtuesve juventinë për të kuptuar qëllimet e lojtarit dhe vetëm pasi të gjendet akordi me të, Marotta do të kërkojë të gjejë një akord me klubin e Schalkes.Shifrat e transferimit të mundshëm të lojtarit janë rreth 20-25 milionë euro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.