Juve zyrtarizon blerjen e radhës, me kosto 26 milionë euro

0
SHPËRNDAJE

jubNis aventura e Alex Sandro te Juventus. Anësori i majtë 24-vjeçar brazilian, pasi kreu vizitat mjekësore, firmosi sot edhe kontratën që do ta lidhë me bardhezinjtë deri në 2020-n, ndërkohë që do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit. Vetë klubi torinez ka zyrtarizuar operacionin e afrimit të ish-lojtarit të Portos, duke saktësuar se për atë do të paguhen 26 milionë euro me këste gjatë 3 vjetëve. Allegri tashmë do të ketë në diospozicion një lojtar të shpejtë, që mund të mbulojë krahun e majtë për disa vite, duke qenë një alternativë e veteranit Patrice Evra.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.