Juventus arrin marrëveshjen me mesfushorin e Liverpool

0
SHPËRNDAJE

German midfielder of Juventus FC Sami Khedira (L) celebrates with teammates after scoring the 1-0 goal lead against US Palermo during Italian Serie A soccer match between Juventus Fc and Us Palermo at the Juventus stadium in Turin, 17 April 2016. ANSA / DI MARCO

Seria A/ Sipas “The Sun”, Juventus ka arritur një marrëveshje me mesfushorin që luan në kampionatin anglez të futbollit. Bëhet fjalë për lojtarin e Jurgen Klopp, Emre Can. Gjermani është objektivi numër një i merkatos për bardhezinjtë, por “Të Kuqtë” nuk kanë ndermend ta lënë lojtarin të largohet. Kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm.

Ndërkohë, gjithmonë sipas shtypit anglez, Chelsea është kthyer në sulm për Alex Sandro, i cili vlerësohet 70 milionë euro nga kampionët e Italisë. Në fund, drejtori i përgjithshëm i “Zonjës”, Beppe Marotta, ka shpjeguar se: “Kërkojmë një lojtar për mesfushën, një futbollist me eksperiencë. Matuidi është një alternativë, por i kemi bërë edhe një ofertë Lotito-s për Keita, i takon atij të vendosë nëse është ajo e duhura”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.