Juventus, Bonucci rinovon deri në 2020

0
SHPËRNDAJE

Bonucci

 

Kohë rinovimesh te Juventusi, të cilët pas rinovimit të kontratave të Buffon, Marchisios dhe Chiellinit kanë rinovuar edhe me qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci. Kontrata e re e italianit do të jetë e vlefshme deri në 2020-ën dhe do të ketë një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. Bonucci në këtë mënyrë do të shndërrohet në një nga “shtyllat” e Juves së ardhshme pasi mbrojtësi aktualisht është 28 vjeç dhe ka rinovuar për 5 vitet e ardhshme. Nesër rinovimi i kontratës do ti komunikohet mediave me anë të një konference për shtyp nga presidenti Agnelli dhe vetë lojtari, ashtu siç ndodhi edhe për shokët e tij të skuadrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.