Juventus fillon tratativat për sulmuesin e Liverpool

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Christian Benteke
Christian Benteke

Serie A/ Pas shumë spekulimeve në lidhje me largimin e Alvaro Moratës, duket se drejtuesit e Juventus po mendojnë afrimin e një tjetër sulmuesi në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Christian Benteke, belgu i cili këtë sezon luan për ngjyrat e Liverpool. Me ardhjen e Klopp në krye të pankinës së kuqe, sulmuesi belg ka qëndruar më shumë në stol se sa në fushën e lojes duke mos bindur trajnerin gjerman për aftësitë e tij. Sipas “TalkSport” mes dy skuadrave kanë filluar bisedimet për lojtarin, por anglezët kërkojnë 30 mln euro për kartonin e Benteke.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.