Juventus godet sërish në merkato, transferon sulmuesin e Fiores

0
SHPËRNDAJE


Federico Bernardeschi është një futbollist i Juventusit. Bardhezinjtë kanë arritur që të mbyllin me sukses tratativat e gjata me skuadrën e Fiorentinës.

Sulmuesi italian do të transferohet te kampionët e Italisë për 40 milionë euro, ndërkohë që “vjollcët” janë bindur nga fakti se do të përfitojnë 10 për qind nga shitja e tij e mundshme në të ardhmen në ndonjë klub tjetër.

Bernardeschi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.