Juventus i shpëton në fund humbjes dhe turpit ndaj Chievos (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Juventus dështon të marrë fitoren e parë në Serie A përballë Chievos, por të paktën ngushëllohet pasi ka marrë pikën e parë pas tre javësh kampionat. U mendua e lehtë kjo ndeshje përballë një ekipi që për hir të së vërtetës ka bërë mjaft mirë në këto dy javë të para. Teksa pritej që shënonte e para dhe të bënte kthesën, ekipi i Allegrit është befasuar qysh në fillim të sfidës. Është një shqiptar, Përparim Hetemaj, që shënon qysh në minutën e pestë për t’i dhënë avantazhin Chievos dhe për t’ia bërë malore edhe këtë sfidë ekipit bardhezi.
image
Në pjesën e dytë Allegri hedh në fushë Pogba, Cuadrado dhe Mandzukić, dhe për fat të mirë arrin vetëm të barazojë. Një 11-metërsh i dyshimtë i fituar nga Cuadrado dhe i shndërruar në gol nga Dybala në minutën e 81′ shpëtojnë Juven nga humbja dhe nga turpi. Vetëm 1 pikë në tre ndeshje, tregojnë më së miri gjëndjen e Juventus këtë sezon.

https://m.youtube.com/watch?v=zLLSFOk5xrg

S'KA KOMENTE

Comments are closed.