Juventus ka gati pasuesin e Moratës

0
SHPËRNDAJE

Alvaro Morata
Alvaro Morata

Serie A/ Juventus po përgatitet pët largime lojtarës në merkaton e verës që po vjen. Lojtari që mendohet më shumë se është drejt largimit nga skuadra bardhezi është Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll këtë sezon ka qenë nën hijen e dyshes Dybala – Mandzukic dhe për pasojë nukmka qenë titullari i padiskutueshëm që ishim mësuar t’a shihnim në sezonin e kaluar. Ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me këte çështje, por Morata ka klauzolën e ri blerjes nga Real Madrid dhe kjo gjë mbetet e hapur.

Michy Batshuay
Michy Batshuay

Por pavarësisht kësaj skuadra e drejtuar nga Allegri e ka gati zëvëndësuesin e tij. Për të plotësuar boshllëkun që mund të lihet nga largimi i Moratës, drejtuesit e Juventus po planifikojnë transferimin e një tjetri. Bëhet fjalë për 23 vjeçari e Marseille, Michy Batshuay. Sulmuesi belg shihet si një lojtar me të ardhme dhe për të Marotta mund të ofroj deri në 14 mln euro për t’a sjellë në Torino.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.