Juventus, ky humbës i madh. 20 vjet pa trofe në Europë

0
SHPËRNDAJE


Juventus dominon në Itali, në gjashtë vitet e fundit, skuadra torineze ka fituar praktikisht gjithçka. Suksesi i fundit kundër Lazio-s në finalen e Kupës së Italisë e ka lejuar Juventus ta sigurojë trofeun për herën e 12-të, duke përforcuar kështu rekordin e fitoreve në këtë kompeticion (në vend të dytë është Roma me 9). Gjithashtu, Juventus është bërë skuadra e parë në Itali që ka fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë për tre sezone radhazi. Për bardhezinjtë ka qenë hera e pestë në total që ka fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë në një sezon. Me fitoren e kampionatit e ka çuar në 55 numrin e titujve zyrtarë të fituar në Itali, të shpërndarë në këtë mënyrë: 33 kampionate (2 të hequr), 12 Kupa të Italisë dhe 7 Superkupa të Italisë, të cilave i duhen shtuar edhe 3 tituj më modestë: kampionati federal i kategorisë së parë në 1908-ën, kampionati italian i kategorisë së parë në 1909 dhe kampionati i Serie B në 2007-ën.

Duhet theksuar fakti se 19 nga këto 55v tituj (në shumë se një e treta) janë fituar nga bardhezinjtë në 20 vitet e fundit. Veçanërisht duhet theksuar një e dhënë që e shpjegon më mirë dominimin absolut të bardhezinjve në Itali, siç ka ndodhur rrallë herë në të kaluarën: nëse marrim në konsideratë 5 kampionatet e fundit të Serie A, Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë, duhet të themi se Juventus ka triumfuar në 11 nga 15 rastet që ka pasur në dispozicion, ose më saktë në 73% të rasteve. Por, si kundërpeshë për këtë statistikë, janë rezultatet e marra në Europë në 20 vitet e fundit. Në këtë periudhë “Zonja” nuk ka fituar asgjë dhe triumfi i fundit ka qenë në Superkupën e Europës, më 5 shkurt të 1997-ës, në finale kundër Paris Saint-Germain. Pas këtij momenti, në Europë, Juventus ka humbur katër finale në Champions League: në 1998 (kundër Real Madrid), në 2003 (kundër Milan), në 2015 (kundër Barcelona) dhe në 2017 (përsëri kundër Real Madrid).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.