Juventus me shumë mungesa ndaj Bayern

0
SHPËRNDAJE

Paolo Dybala
Paolo Dybala

Champions League/ Juventus do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Bardhezinjtë e Allegrit do të përballen me Bayern Munchen në “Allianz Arena” për ndeshjen e kthimit, teksa ndeshja e parë në Torino përfundoi me shifrat 2-2. Në takimin e kthimit gjërat ndërlikohen disi ndjeshëm për Juventus pasi për përballjen e sotme bardhezinjtë do të vuajnë disa mungesa të rëndësishme.

Claudio Marchisio
Claudio Marchisio

Ndaj bavareze mungesa më e madhe është ajo e Paolo Dybalas, që nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Allegri në këtë sfidë kaq deçizive. Por ky nuk është i vetmi problem, pasi trajneri i Juventus mund të jetë i detyruar të bëjë dhe pa dy nga lojtarët e tij kryesorë, Claudio Marchisio dhe Giorgio Chiellini.

Giorgio Chiellini
Giorgio Chiellini

Këto pritet të jenë 3 mungesat kryesore të bardhezinjve ndaj Bayern, ku padyshim gjërat ndërlikohen shumë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.