Juventus merr fitoren e parë, “ngrin” Roma ndërkohë Torino me hap kampioni

0
SHPËRNDAJE

Serie A

Genoa – Juventus 0-2

Pogba pas golit
Pogba pas golit

Juventus merr fitoren e parë në këtë sezon në Serie A, dhe këtë gjë e ka bërë mjaft mirë ndaj Genoas. Ekipi i drejtuar nga Allgeri ka triumfuar me rezultatin 0-2 në një ndeshje të dominuar prej tyre. Autogoli i portierit Lamanna dhe një gol me 11-metërsh i Pogba i siguruan 3 pikët e para Juventusit për këtë sezon, që e kishte nisur mjaft keq.

Roma – Sassuolo 2-2

Totti pas golit
Totti pas golit

Roma e Rudi Garcias dështon të mbajë hapin e Inter duka barazuar brënda në shtëpi me ekipin e Sassuolos. Me rezultatin 2-2 përfundoi sfida ne Olimpico të Romës, duke bërë që verdhekuqtë të bëjnë një hap fals në luftën për titull ku tashmë ndodhen 4 pikë pas Interit kryesues. E vetmja gjë pozitive në këtë takim ishte goli i kapitenit Totti, që arrit kuotën e 300 golave me fanellën e Romës.

Atalanta – Verona 1-1

Një sfidë dramatike ajo e luajtur në Bergamo mes Atalantës dhe Veronës e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Vëndasit do të kalonin ne avantazh në minutën e 89′ të takimit me anë të Maxi Morales, gol ky që dha idenë se ndeshja u fitua. Por kur të gjithë nuk e prisnin Verona ka barazuar rezultatin me anë të Pisanos që shënoi në minutën e 7′ shtesë për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Bologna – Frosinone 1-0

Një goo i Mounier në minutën e 27′ i ka dhënë pikët e para skuadrës se Bolonjës, që ke këtë fitore lë edhe fundin e renditjes. Skuadra e drejtuar nga Delio Rosi ka mposhtu me rezultatin e ngushtë ekipin e Frosinones, duke dalë kështu nga kriza e rezultateve dhe të marrë fitoren e parë pas rikthimit në Serie A, ndërkohë që Frosinone qëndron në vendin e fundit me 0 pikë.

Torino – Sampdoria 2-0

Ekipi i Torinos ka treguar edhe njëherë se në fushën e vet është një ekip i papërbajtshëm. Pasi mposhti Fiorentinën javën e kaluar, tashmë këtë fat ka patur edhe skuadra e Sampdorias, e është dorëzuar pa kushte ndaj ekipit “Granata”. Një dopietë e Fabio Quagliarella në minutat 18′ dhe 24 i kanë dhënë fitoren e rradhë të besuarve të Venturës, duke marrë edhe vendin e dytë në renditje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.