Juventus merr lojtarin e Romës

0
SHPËRNDAJE

Seria A / Wojciech Szczesny ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe vetëm pritet konfirmimi nga Arsenali
Sipas asaj që raporton “Przeglad Sportowy”, portieri Wojciech Szczesny, ka arritur marrëveshje me kampionin e Serie A dhe sezonin e ardhshëm do të mbrojë portën e Juventusit.

“Przeglad Sportowy” shkruan se “çdo gjë do të qartësohet brenda pak ditëve”, pasi Szczesny e ka pranuar ofertën e Juves, ku do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të përfitojë 4 milionë në sezon.

E përditshmja polake shkruan se portieri i Arsenalit, i cili dy sezonet e fundit i ka kaluar në huazim te Roma, është takuar këtë të marte me agjentin e tij, David Manasseh, për të përfunduar gjithçka e më pas t’i shijojë pushimet verore.

Është mësuar se Bianconerët kanë mbetur të impresionuar me rritjen e Szczesny te Roma dhe e shohin atë si zëvendësuesin e Gianluigi Buffon.

Szczesny vetëm një sezon mund të ulet në stolin e “Zonjës së Vjetër”, pasi Buffon ka paralajmëruar se do të luajë vetëm deri në verën e 2018 dhe se mund të pensionohet pas kampionatit botëror “Rusia 2018”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.