Juventus mposht me vështirësi Lechian (Video)

0
SHPËRNDAJE

Miqësoret/ Juventus arrin të fitojë ndeshjen miqësore përballë ekipit modest të Lechia. Bardhezinjtë u impenjuan dhe arritën ta fitonin takimin me rezultatin 2-1. Ka qënë Mario Mandzukic ai që i ka dhënë fitoren ekipit të Allegrit në sekondat e fundit të ndeshjes. Juventus kaloi në avantazh qysh në minutën e 4′ me anë të Pogba, që shënoi me kokë pas një topi të marrë brënda zonës.

imageTrajneri bardhezi hodhi në fushë të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt fundit, ekipi i Lechia ka barazuar takimin me anë të Buksa, që shënoi në minutën e 82′. Për t’i dhënë fitoren ekipit juventin mendoi blerja e merkatos verore Mandzukic, që shënoi në minutën e 90′ të ndeshjes.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar :

S'KA KOMENTE

Comments are closed.