Juventus mposht Romën

0
SHPËRNDAJE


Në sfidën e fundit në “International Champions Cup” skuadra e Juventusit ka mundur me penallti 6-5 skuadrën e Romës, një nga rivalet e saj në Serinë A. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ku pas golit të avantazhit të Mandzukic në minutën e 28-të erdhi ai i barazimit nga Edin Dzeko. Ndërsa më pas erdhën penalltitë, ku vendosi gabimi i të riut Tumminello. Në pjesën e parë, bardhezinjtë patën epërsi në fushë, më të saktë e konkretë, por në 45 minutat e dyta ritmi i lojës së ekipit kampion të Italisë ra dhe Roma u tregua më e saktë, duke e merituar barazimin.

Për Juventusin ra në sy debutimi i Bernardeschi, që pati shansin ta mbyllë ndeshjen në kohën e rregullt, por që nuk gaboi nga pika e bardhë. Kush mendonte se kjo ndeshje do të ishte një miqësore e thjeshtë gabon, pasi përballë njëra-tjetrës ishin dy ekipet më të mira të Serisë A të sezonit të kaluar, ndaj beteja në fushë ishte e fortë. Juventusi i ri luajti me skemën 4-2-3-1, ndërsa Roma e trajnerit të ri Di Francesco replikoi me skemën 4-3-3. Skuadrat janë ende në fazë kolaudimi ndaj dhe ritmi nuk ishte i lartë, por në pjesën e parë skuadra e Allegri arrin të ketë epërsi dhe ajo berdhekuq në të dytën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.