Juventus ofertë faraonike për Hysajn

0
SHPËRNDAJE

Juventusi kërkon të bëjë sërish merkato te Napoli. Bardhezinjtë së fundmi po shfaqin interes për Elseid Hysajn. “Corriere del Mezzogiorno”, i ka dedikuar një shkrim mbrojtësit të përfaqësues sonë.
“Juve troket te Napoli, këtë herë dëshiron Hysajn, por Napoli ka thënë jo”, shkruan gazeta italiane. Mendohet se oferta e parë ka qenë 40 milionë euro, e cila është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e të kaltërve. Bardhezinjtë mund të ndjekin edhe të njëjtën rrugë siç vepruan me Higuain, për të paguar klauzolën e tij, e cila shkon në 50 milionë euro.

“Hysaj nuk preket!”, ka qenë një ultimatum i drejtuesve të Napolit, të cilët nuk dëshirojnë të privohet nga një prej lojtarëve më të mirë që kanë në skuadër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.