Juventus – Pjanic, çdo gjë e kryer

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Pas shumë aludimesh dhe tentativash, më në fund Miralem Pjanic do të jetë një lojtar i Juventus. Skuadra e Romës ka pranuar ofertën e bardhezinjve për mesfushorin boshnjak e cila mendohet të jetë afro 32 mln euro.

Një fotomontazh i Pjanic me fanellën e Juventus
Një fotomontazh i Pjanic me fanellën e Juventus

Në këtë mënyrë kampionët e Italisë nuk do të jenë të detyruar që të paguajne klauzolën e lojtarit tek verdhekuqtë, gjë të cilën ata nuk dëshironin t’a bënin për të mos prishur marrëdhenien e tyre me drejtuesit e Romës. Tashmë Pjanic do të jetë një lojtar bardhezi nga sezoni i ardhshëm, teksa Juventus me këtë lëvizje bën ndoshta transferimin e vitit në Serie A.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.