Juventus shkon në +8, por bardhezinjtë janë në ankth për Dybala

0
SHPËRNDAJE

Juventusi ka dërguar në 8 pikë diferencën nga Roma ndjekëse me fitoren e sotme kundër Pescara, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion të radhës në Serinë A. Dy golat e Higuain në pjesën e parë të takimit ndaj skuadrës së mesfushorit Memushaj bënë shumë të thjeshtë suksesin e bardhezinjve të trajnerit Massimiliano Allegri që duket se po kalojnë një formë të shkëlqyer në këtë pjesë të fundit të sezonit.

Ndërkohë që jo gjithçka ka shkuar siç duhej për Juventusin, pasi në fillimin e pjesës së dytë, Paulo Dybala është larguar i dëmtuar nga fusha e lojës duke ngritur dyshime për praninë e tij në takimin e të mërkurës në Ligën e kampioneve kundër Barcelonës.

Nëse Juventusi ka bërë detyrën, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Romën, e cila është ndalur në barazimin 1-1 nga Atalanta. Te kjo e fundit, u duk e çuditshme lënia në pankinë e portierit Etrit Berisha për t’i bërë vend të riut Gollini. Ky i fundit nuk zhgënjeu duke u treguar vendimtar me disa pritje, për të vendosur në dyshim tashmë edhe statusin e titullarit të portierit shqiptar.

Në barazim 2-2 përfundoi ndeshja ndaj Genoa dhe Lazio së portierit Thomas Strakosha, i cili luajti titullar, ashtu si edhe veseli në fitoren e rëndësishme 2-1 të Empolit ndaj Fiorentinës. /minuta90.com/

Inter-Milan 2-2

Golat: Candreva 36′, Icardi 44′ / Romagnoli 83′, Zapata 90’+6

Cagliari-Chievo Verona 4-0

Golat: Borriello 11′, Sau 15′, Pedro 40′, 90’+1

Fiorentina-Empoli 1-2

Golat: Tello 64′ / El Kaddouri 37′, Pasqual (pen) 90’+3

Genoa-Lazio 2-2

Golat: Simeone 10′, Pandev 78′ / Biglia (pen) 45′, Alberto 90’+1

Palermo-Bologna 0-0

Gola: S’ka

Pescara-Juventus 0-2

Golat: Higuain 22′, 43′

Roma-Atalanta 1-1

Golat: Dzeko 50′ / Kurtiç 22′

Torino-Crotone 1-1

Golat: Belotti (pen) 66′ / Nwankwo 81′

Sassuolo-Sampdoria 2-1

Golat: Ragusa 49′, Açerbi 56′ / Schick 28′

SSC Napoli-Udinese 3-0

Golat: Mertens 48′, Allan 63′, Callejon 72′

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU