Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffonit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Seria A / Wojciech Szczesny raportohet se ka arritur marrëveshjen me Juventusin. Së fundmi portieri polak nuk është grumbulluar me Arsenalin për sezonin e ri, ndërsa ai pritet të zyrtarizojë marrëveshjen në fillim të javës së ardhshme, shkruan “Football-Italia”.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport” dhe tabloidi britanik “The SUN”, Arsenali kërkon më shumë se 18 milionë euro për të lënë të lirë Szczesny që preferon një transferim tek “Zonja e Vjetër”.

27-vjeçari ka një kontratë me “topçinjtë” deri në qershor të vitit 2018.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU