Juventus me sytë nga Bundesliga për numrin 10

0
SHPËRNDAJE

mkhitaryan-dortmundPavarësisht blerjeve të shumta gjatë kësaj merkatoje vere, Juventus nuk e ka mbyllur ende me blerjet pasi Allegri i kërkon drejtuesve edhe një numër 10. Mund të jetë pikërisht lojtari kyç që i mungoi më tepër bardhezinjve vitin e kaluar pasi në atë rol aktivizohet Arturo Vidal i cili është një mesfushor me tipare më tepër mbrojtëse se sa sulmuese.

Pikërisht për këtë arsye Marotta është hedhur në sulm për Henrikh Mkhitaryan të Borussia Dortmund. Drejtuesit bardhezinj do të udhëtojnë drejt Gjermanisë pas ndeshjes së kampionatit me Udinesen dhe do ti prezantojnë Dortmundit një ofertë prej 20 milionë eurosh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.