Juventusi mposhtet në miqësore nga Marseja dhe humbet Khedirën (Video)

0
SHPËRNDAJE

marseille

 

Juventusi është përballur sot në Velodrome me Marsejën në një ndeshje miqësore që i shërbeu Allegrit si test në prag të ndeshjes së Superkupës së Italisë kundër Lazios. Kampionët e Italisë janë mundur me rezultatin 2-0 me golat që u shënuan nga Alessandrini në minutën e 35-të dhe Barrada në të 83-tën. Juventusi është detyruar të luajë një pjesë loje me 10 lojtarë pasi në përfundim të pjesës së parë Stephan Lichsteiner u ndëshkuar me karton të kuq. Edhe pse me 10 lojtarë Juventusi nuk dorëzohet dhe në pjesën e dytë godet shtyllën me anë të Pogba, por pas kësaj Marseja rifiton terren dhe arrin të shënojë golin e dytë pak minuta nga fundi i lojës. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për ndeshje miqësore, Juventusi nuk ka zhvilluar paraqitje të mira deri më tani. Ndërkohë veç humbjes Juventusi ka humbur gjatë ndeshjes për një dëmtim edhe Sami Khediran për të cilin dyshohet një tërheqje muskulare që në rastin më të mirë të mundshëm do ta mbajë larg fushave për 20-30 ditë. Allegrit në Superkupë i duhet të bëjë edhe pa dy mbrojtësat e qendrës, Chiellinin dhe Barzaglin.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar :

S'KA KOMENTE

Comments are closed.