K.F Tirana denoncon publikisht ngjarjen e ndodhur në aeroport

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ekipi i Tiranës ka dalë në një deklaratë për shtyp për rastin e personave të ndaluar në aeroport.

DENONCIM PUBLIK
KF Tirana denoncon publikisht një mashtrim të turpshem që ka cenuar sot klubin bardheblu. Në menyre abuzive, kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza” katër shtetas nga Bregu i Fildishtë dhe pesë ditëme parë një shtetas nga Brazili të cilët pretendojnë se janë ftuar nga KF Tirana për t’u bërë pjesë e skuadrë së futbollit. Në të dyja rastet, të pestë shtetasit kanë patur në dorë ftesa me logon e KF Tiranës dhe bashkë me to shkresa të falsifikuara për të kaluar kufirin shqiptar. E gjitha një farsë e shemtuar. Katër shtetasit nga Bregu i Fildishtë sonte janë ndalur në kufi nga Forcat e Rendit që duke parë shkresat që dispononin, kanë njoftuar presidentin Refik Halili për t’i kërkuar të paraqitet në stacionin policor tëaeroportit “Nënë Tereza”.

Presidentit i është kërkuar informacion për këtë rast për të cilin KF Tirana nuk ka asnjë lidhje. Pasi është sqaruar dhe hedhur dritë mbi këtë mashtrim, KF Tirana ka vendosur të bëjë fillimisht një denoncim publik për të vijuar nesër me një denoncim pranë Drejtorisë së Policisë për personat përgjegjës që në menyrë abuzive kanë perdorur emrin e KF Tiranës. Në të shkuarën, në mënyra të ngjashme është abuzuar me emrin e klubit, me dokumenta të falsifikuara që do të ndiqen në rrugë ligjore për të vertetuar çfarë ka ndodhur. Brënda ditës së nesërme, KF Tirana do të zbuloje emrat e personave përgjegjës dhe do të vërë në dispozicion të mediave gjithcka nevojitet për t’a demaskuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.