Ka festë tek Partizani, ditëlindja e Agostinellit bashkon të kuqtë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Ka qenë një ditë feste tek Partizani dita e sotme. Pavarësisht asaj feste që ishte ditën e sotme, skuadra i ka përmbushur detyrimet për zhvillimin e seancës stërvitore, por ka qenë ditëlindja e trajnerit Andrea Agostinelli ajo që u ka paraprirë të gjithave duke i bashkuar të kuqtë në një trup të vetëm.

Agostinelli dhe Starova
Agostinelli dhe Starova

Në ceremoninë festive për nder të treajneri italian Ka munguar vetëm presidenti i ekipi, Gazmend Demi, për shkak të angazhimeve të tij, por jo këshilltari i tij, ish-trajneri Sulejman Starova, që fokusohet për herë të parë në foto me italianin, madje duke trokitur gotat.

imageNgjarja e sotme dëshmon se ekipi i Partizanit është në harmoni të plotë, dhe se çdo hatërmbetje që mund të ketë patur tek 15 herë kampionët e vendit është fashitur. Duket se të gjithë po bëjnë çmos për të rikthyer titullin kampion pas 23 vitesh të gjata pritje. Në njoftimin përkatës, klubi bën me dije:imageDrejtues, stafi dhe skuadra kanë festuar sot ditëlindjen e trainerit Andrea Agostineli. Në ambjentet e rezidencës “Vila Park”, përpara se ekipi t’i drejtohej qendrës stërvitore të Kamzës, është organizuar edhe ceremonia festive, dedikuar posaçërisht teknikut Agostineli, në këtë ditë speciale të tij. Sot, në rezidencën “Vila Park”, me skuadrën është bashkuar edhe Mentor Mazrekaj.” Ka qenë pikërisht fantazisti nga Kosova ai që ka prerë tortën e trajnerit, edhe pse qëndronte në këmbë me një patericë. Kujtojmë se Andrea Agostineli ka lindur më 20 prill 1957 në Ancona të Italisë. Ai ka mbushur sot 59 vjeç.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.