Ka ‘’show’’ në miqësoret e sotme

0
SHPËRNDAJE

vertonghen.belgio.abbraccio.2015.2016.356x237Ka patur përballje spektakolare në këtë ditë takimesh miqësore në Evropë mes ‘’të mëdhenjve’’ të Evropës.

Skuadra që renditet në vendin e parë në renditjen e FIFA-s, Blegjika fiton 3-1 ndaj Italisë. Axurrët shënojnë të parët me Kandrevën në fillimin e ndeshjes, por nuk e ruajnë dot avantazhin. Ishin Vertongen, De Bryjn dhe Batshuaji ,që i japin fitore skuadrës së Vilmots.

Fitore arrin edhe Spanja ndaj Anglisë me rezultatin 2-0 ,falë golave të shënuar nga Mario Gaspar dhe Kazorla në pjesën e dytë.

Me të njëjtin rezultat është Franca organizatorja e ‘’Euro 2016’’ që mund kampionët e botës në fuqi, Gjermaninë. Janë Zhirud dhe Zhinjak ,që shënojnë në fundit e çdo pjese për ‘’gjelat’’ në këtë fitore spektakolare.

Humbet edhe Zvicra e shqiptarëve ,kundra Sllovakisë 3-2 në fushë ishin vetëm Kasami dhe Shaqiri. Ndërsa gjatë pjesës së dytë është futur në fushë edhe Behrami e Mehmedi.

Një fitore spektakolare ka arritur edhe Polonia kundra Islandës, dy kundërshtare të mundshme të kombëtares tonë për një miqësore në nëntor.

Fitore arrin edhe Hollanda, që nuk ia doli të kualifikohej në ‘’France 2016’’ ndaj Uellsit. Skuadra ‘’portokalli’’ drejtohet nga dyshja Roben-Dost ,ndërsa Uellsi nuk kishte në fushë yllin e Real Madrid, Bejl.

Cekia mund Serbinë dhe kundërshtarët tanë në elematoret e fundit tregon edhe një herë probleme edhe kur këto eleminatore janë mbyllur.

Akoma më keq po shkon për Greqinë, kampionët e Evropës në 2004 humbet edhe në miqësore ndaj Luksemburgut.

Ndërkohë një fitore festive gjen edhe Turqia me Katarin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.