Kaçe e nis nga stoli, Berisha 90 minuta në pankinë

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Paoku i Ergys Kaçes ka pësuar një humbje në kampionat teksa u mposht në transfertë  nga vendi i fundit, Panthakrios me rezultatin 2-1. Një ndeshje për t’u harruar nga ana e skuadrë nga Selaniku e cila kohët e fundit ka treguar një formë të dobët. Mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe ështe futur në lojë në minutën e 53′ teksa ndeshja ishte me rezultatin 1-1. Paoku kaloi i pari në avantazh teksa Chatziiasia në minutën e 21′ zhbllokoi rezultatin.

Ergys Kaçe
Ergys Kaçe

Në pjesën e dytë skuadra vendase përmbys çdo gjë teksa në fillim Igor në minutën e 50′ dhe Papageorgiu në minutën e 88′ i dhanë fitoren Panthakrios, që merr një fitore të çmuar në luftën për mbijetesë. Ndërkohë Kaçe zhvilloi një ndeshje pozitive në aspektin personal, por pa mundur dot të japë kontributin e tij që Paok të shmangë humbjen.

Ndërkohë Etrit Berisha ka qenë në stol përgjatë 90 minutave në ndeshjen që Lazio barazoi ndaj Torinos në transfertë. Për portierin shqiptar nuk ka patur vend në këtë përballje teksa e pa nga pankina këtë barazim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.